Teuta e nis si kampione sezonin e ri të Kategorisë Superiore! “Djemtë e Detit” triumfuan ndaj Partizanit me rezultatin 1-0 në “Elbasan Arena”, në sfidën e vlefshme për javën e parë të kampionatit.
Gafa e Alban Hoxhës në minutën e 18-të u shfrytëzua më së miri nga sulmuesi Gjiorgev që devijoi saktë topin në rrjetë, duke i dhuruar 3 pikë të arta durrsakëve…
Ne pjesen e dyte te kuqte kane fituar edhe te drejten e nje 11-metershi pas nje diskutimi me VAR por ne fund ka qene Stenio Junior qe e ka humbur ate duke e nxjerre topin jashte.
Partizani ka insistuar deri ne fund per te gjetur golin e barazimit duke futur ne loje edhe disa nga lojtaret e ardhur se fundi ne merkato, perfshi ketu edhe Kacen por pa sukses.
Edhe 7 minuttat e shteses nuk kane prodhuar asgje, me nje Teute qe mbrohet mire dhe si rrjedhoje arrin te fitoje 1-0 duke e nisur kampionatin si kampione e vertete.
FT: TEUTA-PARTIZANI 1-0
Gjiorgev 18′