Moria e largimeve te sportisteve nga Shkodra vijon serish. Pasi i ka marre dy basketbolliste te perspektive, Tirana se fundi ka marre ne kryeqendren e Veriut dhe dy volejbolliste cilesore.

Behet fjale per Antoneta Mollen dhe Leda Preçetajn. Ne fakt keto dy lojtare jane larguar qe prej sezonit te kaluar nga Shkodra dhe Vllaznia, teksa njeri ishte pjese e “Barleti Volej” dhe tjetra e Skenderbeut.

Me ardhjen e presidentit te ri ne krye te Vllaznise, kishte shpresa per nje rikthim te mundshem te ketyre dy lojtareve por nuk ka ndodhur keshtu sepse ata kane zgjedhur te jene pjese e Tiranes.

Kjo skuader se fundi ka bere ndryshime dhe ne drejtimin e skuadres ne kete sezon do te jete e mirenjohura Amarilda Prenga dhe ndihmesja e saj Enkeleda Muka.

Trajnerja e re ka mbajtur ne skuader disa nga elementet cilesore te sezonit te kaluar dhe atyre u ka shtuar edhe disa elemente te marre ne ekipet e tjera dhe dy prej tyre jane edhe shkodranet Molla e Preçetaj./SHKODRA-SPORT.COM/