Teuta duket se ka gjetur përsëri çelësin e suksesit. Ndryshe nga një sezon më parë, kthimi i Edi Martinit në stolin e durrsakëve në një moment krize ka qenë mëse i suksesshëm pasi janë arritur dy fitore radhazi në kampionat duke larguar përkohësisht durrsakët nga vendi i fundit në renditje.
Ndeshja ka qenë shumë e luftuar sidomos në mesfushë, por me skuadrat që kishin të vështirë të krijonin shumë raste të pastra për shënim. Teuta ia doli me një goditje dënimi në pjesën e parë por pa t’i anulohej goli pas ndërhyrjes së VAR-it.
Megjithatë, rrjeta do të tundej në pjesën e dytë po pas një goditje dënimi, me Markun që përfitoi nga një devijim për të mposhtur Beqajn.
Tentativat e Tiranës për të shënuar golin e barazimit nuk ishin efikase në këtë sfidë e kështu bardheblutë u desh të dorëzoheshin në Durrës, duke mos shkuar në formën më të mirë të mundshme në derbin me Partizanin.
TEUTA-TIRANA 1-0
65′ Marku