Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETeuta fiton me 'vuajtje' 3-2 ndaj Flamurrtarit, por merr 3 pikë me...

Teuta fiton me ‘vuajtje’ 3-2 ndaj Flamurrtarit, por merr 3 pikë me shumë vlerë

Në “Niko Dovana” janë shënuar 5 gola në sfidën Teuta-Flamurtari, ku në fund durrësakët fituan me shifrat 3-2, ndonëse me vështirësi në minutat e fundit ngaqë ato mbeten me 10 futbollistë në fushën e lojës.

Goli i parë do të vinte në minutën e 17-të, ku Gabriel Gomes do të kalonte në avantazh Teutën me një gol të bukur pas një goditjeje nga distanca. Në minutën e 29-të, Ergis Arifi dyfishoi shifrat për Teutën, duke përfituar nga një gafë e mesfushorit të Flamurtarit, Hamzi Ramani, i cili humbi topin.

Në fund të pjesës së parë, u shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht, Lorenc Trashi ngushtoi shifrat për Flamurtarin duke ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje anësori dënimi, por reagimi i durrëskave ishte i shpejtë, duke gjetur golin e tretë me Muço Boçi.

Në fillim të pjesës së dytë, Vasilios Zogos merr dy kartonë të verdhë të shpejtë dhe lë Teutën me 10 lojtarë. Në minutën e 56-të, Bolzan ngushton shifrat sërish për Flamurtarin, me një gol të bukur nga brenda zonës. Rezultati nuk ndryshon deri në fund, Teuta fiton 3-2.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments