HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETeuta katër javë pa fitore, do ta tentojë në Shkodër ndaj Vllaznisës

Teuta katër javë pa fitore, do ta tentojë në Shkodër ndaj Vllaznisës

Teuta ka katër javë që nuk fiton, ndërsa durrsakët, në javët e fundit kanë ndërlikuar pozitat e tyre duke iu larguar disi kreut të klasifikimit. Pasi kanë qendruar dy ditë pushim, durrsakët kanë zbritur sot në fushën e stërvitjes.

Ata po pergatiten per sfiden e rradhes ndaj Vllaznise kur do te tentojne te largojne “syrin e keq” dhe te marrin fitoren, ndonese ne pamje te pare kjo duket e veshtire sepse edhe shkodranet kane te njejtin objektiv.

Stervitja ne kampin durrsake ka vijuar normalisht edhe ne seancen e sotme. Trajneri Blendi Shkëmbi fillimisht ka folur para seancës dhe ka kërkuar nga skuadra më shumë përqendrim te ndeshja e radhës, ajo me Vllazninë në Shkodër. Sipas Shkëmbit, duhet e patjetër që skuadra të rikthehet te 3 pikët.

Ndërkohë, trajneri më pas ka vazhduar me ushtrime, kryesisht cirkuite, ndërsa durrsakët do shohin mundësinë edhe për zhvillimin e ndonjë ndeshje miqësore.

Edhe ne kete takim, nuk do te mungojne futbollistet shkodrane qe do te luajne kunder Vllaznise sepse siç dihet pjese e Teutes ne kete sezon jane mesfushoret Uendi Vecaj dhe Arlind Kalaja.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments