Janë luajtur sot katër sfida miqësore që kanë startuar në orën 16:00 në Shqipëri. Në “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta ka mposhtur me rezultatin 1-0 ekipin e Kastriotit, falë një goli të sulmuesit shkodran, Rubin Hebaj, në minutën e 17-të të takimit.
Ne kete menyre, Hebaj duket se do te shnderrohet gjithnje e me teper ne protagonist per kete ekip dhe jo me kot, drejtuesit e tij ngulen kembe per ta mbajtur ne skuader edhe per sezonin e ri, ndonese Vllaznia ishte shume prane firmes me te.
Dhe sulmuesi shkodran po tregon formen e duhur teksa pas golave te shenuar ne ndeshjet europiane dhe finalen e Superkupes, ka shenuar edhe ne miqesoren e sotme ndaj Kastriotit.
Gjithashtu, për Teutën u aktivizua dhe 23-vjeccari Silvio Zogaj, i cili do të jetë futbollist i Teutës për sezonin e ardhshëm.