Deri tani nuk e njeh shijen e humbjes ne boksin profesionist. Ka arritur t’i fitoje te 11 ndeshjet qe ka zhvilluar deri tani, madje 8 prej tyre me KO dhe te shtunen do te synoje te marre edhe fitoren e 12-te. E kemi fjalen per boksierin e njohur shkodran Arjon Kajoshi.

Ai ndodhet i pozicionuar aktualisht ne vendin e 144-te ne Bote dhe gjasat jane te futet ne zone Top 100 ne rast fitoreje kete here dhe per me teper qe do te luftoje per te marre edhe nje titull te rendesishem, ate te “WBF World Title”. Kajoshi eshte i bindur se do ia dale me sukses ne kete ndeshje prej 12 raundesh, fale punes se bere prej kohesh ne stervitje.

“Kemi kohë që jemi përgatitur, pasi është një aktivitet që është vendosur që pas ndeshjeve në Gjermani dhe kemi që 2-3 muaj në fazë përgatitore. Normalisht që është edhe më shumë përgjegjësi, pasi luhet në qytetin tonë. Faleminderit oraganizatorëve për këto aktivitete dhe shpresoj të ketë aktivitete edhe më të bukura në vazhdim.

Ardhja e nje emri te madh te boksit boteror si Roy Jones Jr ne kete aktivitet flet vete. Per kete i jemi mirenjohjes vellezerve Ndou, Mondit dhe Gjovalinit por edhe kolegut te tyre Melit qe po bejne te mundur diçka te tille. Jam i bindur se te shtunen ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do te jete nje spektakel i vertete, edhe me ndeshje te forta dhe te bukura”- eshte shprehur Kajoshi.

Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: