Gjatë kësaj së shtune është bërë prezantimi zyrtar I ekipit U-19 I Vllaznisë para nisjes drejtë Moldavisë, ku do të luaj përball kampionëve të ketij vendi për këtë grupmosh, ndeshje kjo e vlefshme për turin e parë të  “Uefa Youth League”. Gjatë prezantimit  të ekipit dhe bërjes së fotove zyrtare që do I dergohen Uefas, e pranishme ishte dhe Kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila në fjalet e saj u mundua ti motivoj këtë djem të talenmtuar duke ju garantuar mbështetjen e gjithë klubit.

“Jam shumë e lumtur që më jepet mundësia t’iu uroj suksese në këtë përfaqësim shumë domethënës në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm europian. Kjo është Vllaznia, kjo është Akademia e saj dhe duhet të krenohemi me të”- ka thënë Ademi. Trajneri Luan Zmijani shprehet se nisemi drejt Moldavise me një gjendje mjaft të mirë sportive. “Besoj se do të arrijmë të përfaqësojmë denjësisht klubin Vllaznia, Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm”- ka thënë trajneri i këtij ekipi. Pjesmarrja në një eveniment të tillë është historike pasi Vllaznia bëhet ekipi i parë Shqiptar që do të marr pjesë në “Uefa Youth League”, kompeticion ky i ngjashëm më “Champions League” për të rritur, ku marrin pjesë ekipet kampione të vendeve të Europës.Pjesmarrja në këtë eveniment, do të thotë shumë për akademinë Vllaznia, jo vetëm për perfitimet financiare dhe materiale që mund të ketë nga Uefa, por dhe nga promovimi i talenteve shkodranë në arenen ndërkombëtare.

© shkodrasport.com