Tuesday, January 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETeuta ndalet në Ballsh, Bylis merr një pikë me shumë vlerë

Teuta ndalet në Ballsh, Bylis merr një pikë me shumë vlerë

Teuta bën një hap fals në transfertë ndaj Bylisit në Ballsh. Durrsakët nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1 duke lënë kështu 2 pikë. Ndeshja nisi mirë për Teutën që kishin disa raste për shënim, por goli u shënua nga penalltia.

Bregu nga 11-metra nuk gaboi duke e dërguar topin në rrjetë, por Bylis reagoi shumë mirë duke barazuar ndeshjen me Antoni.

Në fraksionin e dytë, rezultati nuk ndryshoi edhe pse Teuta provoi deri në fund teska u ndal edhe nga shtylla pas gjuajtjes së Zogajt. Me këtë barazim, Bylis shkon në kuotën e 19 pikëve në vendin e 8-të, ndërsa Teuta momentalisht në vendin e dytë me 41 pikë.

Formacionet zyrtare:

Bylis: Qirko, Ymeralilaj, Stojanovic, Hadroj, Janku, Mehmetllari, Beji, Ndreca, Ntephe, Nebihu, Lorran Trajner: Veljko Dovedan

Teuta: Frashëri, Arapi, Hoxha, Aleksi, Krasniqi, E.Vila, Todorovski, Plaku, Kouros, L.Vila, Bregu Trajner: Edi Martini

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments