Komisioni i Disiplinës ka konfirmuar se trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, dhe futbollisti Mario Pasalic, do të mungojnë në ndeshjen e ardhshme kundër Lazios.

Ky vendim erdhi pasi Gasperini kontestoi vendimet e VAR-it në fitoren 4-1 që ekipi i tij mori kundër Sasuolos dhe u përjashtua me karton të kuq nga arbitri.

Ndërsa Pasalic do mungojë, pasi ka arritur numrin prej 5 kartonëve të verdhë.

Komisioni i Disiplinës dënoi me gjobë 2000 euro mesfushorin e Interit, Roberto Galiardini, për simulim në zonën e penalltisë.