Juventusi është hedhur sërish në sulm për të bindur mefushorin e Barcelonës Artur Melo t’u bashkohet bardhezinjve.

Sipas mediave italiane, drejtori i “Zonjës së Vjetër” shefi i Bordit të Juventusit Fabio Paratiçi i ka propozuar lojtarit brazilian një kontratë prej 5 vitesh, ku do të përfitojë në çdo sezon më shumë se 5 milionë euro.

Nga ana tjetër, Melo ka refuzuar të largohet nga Barcelona, por nëse arrin ta shkëmbejë atë me Miralem Pjaniç, atëherë Barcelona do të jetë e detyruar t’i bëjë dalje mesfushorit.