Barcelona nuk po kalon një moment të mirë brenda dhe jashtë fushe. Së fundmi mësohet se Leo Mesi dhe Antuan Grizman janë përplasur në stërvitje. Madje është dashur ndërhyrja e trajnerit Setien dhe disa prej pjesëtarëve të stafit për ti ndarë.

Shkak për këtë përplasje mes Mesit dhe Grizmanit mendohet se është bërë një episod në ndeshjen kundër Levantes ku argjentinasi nuk ja ka pasuar topin francezit. Ish-sulmuesi i Atletiko Madrid ka dështuar të përshtatet në “Camp Nou” dhe ndoshta edhe kjo ka shtuar nervozizmin në rradhët e kampionit të botës.

Me këtë episod të pakëndshëm Grizman me shumë mundësi do largohet nga Barcelona, pasi për francezin nuk mungojnë ofertat ku më kryesoret janë ato nga Mançester Junajtid apo PSG.

E kundërta thuhet për Mesin pasi argjentinasi është shumë pranë rinovimit me Barcelonën.