✍️ Shkruar nga Endri ÇINARI

Vllaznia do vijojë të mos e ketë skuadrën e plotë edhe në ndeshjen e rradhës në kampionat kundër Teutës. Kjo pasi shkodranët në duelin e javës së 13-të që është parashikuar të zhvillohet ditën e premte në orën 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës do ketë dy mungesa të sigurta.

Bëhet fjalë për Ardit Krymin, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe automatikisht sipas rregullores është i pezulluar për ndeshjen ndaj durrsakëve këtë fundjavë. E njëjta gjë edhe për mesfushorin tjetër Eslit Sala që po ashtu ka plotësuar numrin e kartonave të verdhë dhe nuk do të luajë të premten.

Në këtë mënyrë dy mesfushorët nuk do jenë të gatshëm për kuqeblutë kundër bregdetarëve, e tek Vllaznia do nisin të mendojnë që me fillimin e kësaj jave për zëvendësuesimin e tyre. Teksa alternativat nuk mungojnë në rradhët e 9 herë kampionëve të vendit.

E teksa Krymi e Sala do jenë të pezulluar, një rikthim do ketë për Erdenis Gurishten. Me mbrojtësin që kalon pezullimin, ku në duelin me Partizanin u detyrua të mos ishte pjesë e skuadrës dhe t’a ndiqte takimin nga tribuna. Për shkak se edhe 30-vjeçari kishte plotësuar numrin e ndëshkimeve me karton e mungoi ndaj “demave”. E do rikthehet të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në ndeshjen e rradhës në kampionat kundër Teutës.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”