Pas ceremonisë së Topit të Artë kanë plasur polemikat, se pse fitues ishte Lionel Mesi dhe jo Robert Levandovski.

Kur bëhet fjalë për polemika, nuk mund të mungojë emri i Antonio Kasanos, që bëhet shpesh protagonist me deklaratat e tij.

Në emionin e Bobo Vierit, Kasano është shprehur se ishte Levandovski ai që e meritoi Topin e Artë, pasi tregoi diçka të jashtëzakonshme.

‘’Levandovski, ti e meritove Topin e Artë, por fitoi më i forti. Vieri flet për Ronaldon, por tani nuk duhet të flasë askush. Leva shënoi 45 gola, lojtari më i mirë, golashënues. Si nuk mund ta fitonte?

Levandovski tregoi diçka të jashtëzakonshme, duke fituar dhe duke luajtur mirë. Leo fitoi dhe ishte lojtari më i mirë në kombëtare, kaq!’’, u shpreh Kasano.