Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETeuta nuk ndalet, afrimi i katërt është sulmuesi i Tiranës për Europën

Teuta nuk ndalet, afrimi i katërt është sulmuesi i Tiranës për Europën

Teuta synon që të lërë gjurmë edhe në Ligën e Kampionëve e pse jo edhe të kalojë turin e parë. Emri i katërt që i është bashkuar projektit evropian të kampionëve të Shqipërisë është futbollisti i kombëtares Taulant Seferi. Ai do t’i bashkohet ekipit në formë huazimi.

Kujtojmë që, Taulant Seferi në fund të këtij sezoni u bë pjesë e Tiranës në formë përfundimtare. Young Boys vendosi ta lërë të lirë dhe sulmuesi firmosi me bardheblutë për dy vite, por Tirana nuk do jetë i vetmi klub i Seferit në vendin tonë.

Teuta, kampione e sezonit të shkuar, përmes një postimi në rrjetet sociale zyrtarizon se ka huazuar sulmuesin e kombëtares për periudhën që ata do të luajnë në Kupat e Europës. Ja cfare shkruhet ne faqen e Teutes per kete afrim:

Taulant Seferi huazohet per Kupat e Europes tek Teuta

Emri i katërt që i është bashkuar projektit evropian të kampionëve të shqipërisë është futbollisti i kombëtares Taulant Seferi. Ai do t’i bashkohet ekipit në formë huazimi. Seferi do të jetë një ndihmë e madhe në UEFA Champions League.

Drejtuesit e Teutës falënderojnë presidentin e KF Tirana për bashkëpunimin dhe lejimin e futbollistit për t’u afruar me Teutën. Seferi do t’i bashkohet skuadrës sot në seancën e rradhës stërvitore që do të zhvillohet në Ohër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments