Mario Giuffredi , agjenti i lojtarit Elseid Hysaj në një prononcim për mediat ka folur në lidhje me të ardhen e mbrojtësit të Npolit dhe Kombëtares, ku është shprehur se mund të ketë lëvizje që në merkaton e janarit.

“Ne do të bisedojmë me Napolin gjatë merkatos së janarit. Hysaj mund të transferohej te Chelsea në verë, pasi Sarri e dëshironte atë kur klauzola ishte 50 milionë euro.

Ndoshta Napoli do ta pranonte shumën e 45 milionë eurove, por tashmë do e mësojmë të ardhmen e mbrojtësit”-ka deklaruar ai. Nderkohe Elsi ende nuk ka folur ne lidhje me kete çeshtje sepse gjithçka ia ka lene ne dore menaxherit te tij i cili ne fakt njihet ndryshe si “llafazani” ngaqe flet shume ne mbrojtje te lojtareve qe perfaqeson.

E sigurte eshte se mbrojtesi shkodran ka deshire t’i bashkohet Chelseas ngaqe aty do te gjente Sarrin megjithate jane shume gjera ne mes per te bere te mundur kete transferte.