Pas përfundimit të fazës eliminatore të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj dhe femra janë përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste të këtij eventi. Në gjysmëfinale janë kualifikuar dy skuadrat e para të çdo grupi dhe sipas formulës këto janë përballjet e ardhshme:

Partizani-Tirana e Erzeni-Vllaznia për meshkuj si dhe Mirdita-Tirana e Barleti Volley-Partizani për femra (këto janë çiftet gjysmëfinaliste). Te dyja perballjet konsiderohen te forta por sidomos ajo ne mes ekipit shkodran dhe atij kampion ne fuqi, konsiderohet nje “beteje” e vertete.

Ndeshjet gjysmëfinaliste pritet të luhen në fund të marsit të vitit të ardhshëm, në përfundim të fazës së dytë të kampionatit dhe para fazës finale të play off-it edhe pse ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këto data.

Në të dyja kategoritë janë kualifikuar ekipet më të mira në përfundim të fazës së parë të kampionatit, çka e bën mjaft interesante edhe betejën për Kupën e Shqipërisë.

Gjysmëfinale – Meshkuj

Partizani – Tirana

Erzeni – Vllaznia

Gjysmëfinale – Femra

Mirdita – Tirana

Barleti Volley – Partizani