HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETeuta përgatitet edhe për penalltitë ndaj Vllaznisë

Teuta përgatitet edhe për penalltitë ndaj Vllaznisë

Pas 24 orësh pushim, skuadra blu iu rikthye fushës së blertë, për të vijuar të tjera ditë stërvitje që të marrë edhe “dozën e fundit” të ngarkesës në fazën përgatitore. Kjo, për vetë faktin se në fundjavë luhet finalja e Superkupës ndaj Vllaznisë. Teuta ka punuar pasdite në stadiumin “Niko Dovana”.

Skuadra si zakonisht ka kryer ritualet e zakonshme. E drejtuar nga Edi Martini, ajo po bën përgatitjet e fundit para ndeshjes që Teuta do të luajë me Vllazninë të shtunën. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Si fillim, skuadra zhvilloi vetëm dy vrapime rreth fushës e më pas disa ushtrime atletike dhe streçing. Vetëm pak xhonglime dhe mbajtje e topit në ajër dhe më pas Martini filloi të punonte me vendosjen e lojtarëve në fushë.

Ai dukej i fiksuar pas skemës pasi nuk ndalej së foluri dhe së udhëzuari pothuajse gjysmën e ekipit. Martini ndau lojtarët në dy grupe dhe organizoi një ndeshje kontrolli në gjysmëfushë njëkohësisht me ndalime të shumta dhe udhëzime. Më shumë mund të quhej një mësimore kjo ndeshje e jo vlerësim i gjendjes së lojtarëve.

Pas përfundimit të ndeshjes së kontrollit, lojtarët u ndanë në dy grupe. Disa po zhvillonin goditje nga larg për në portat e vogla, kurse në grupin e tretë Kotobelli dhe Kallaku u shfaqën si ekzekutues të goditjeve nga këndi për t’u shërbyer sulmuesve të ekipit, si Gorgiev, Valport, Gruda dhe Kapllani. Në fund gjithçka u mbyll me disa penallti të ekzekutuara ku herë portën e mbronte Qirko e herë Çeleski.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments