Pas Premier League, edhe La Liga ndalon lojtarët të grumbullohen në kombëtare për ndeshjet kualifikuese të shtatorit. Lajmin e bën të ditur vetë liga përmes një njoftimi për mediet.

LaLiga shkruan se mbështet klubet që nuk lejojnë lojtarët e tyre të grumbullohen në kombëtaret e Amerikës Jugore dhe shton se do marrë masa ligjore ndaj FIFA-s dhe CONMEBOL për zgjatjen me dy ditë të grumbullimit të shtatorit dhe tetorit.

“Në lidhje me vendimin e rëndë të njëanshëm të FIFA-s për të zgjatur me 2 ditë si në shtator, ashtu edhe në tetor, periudhën që i rezervohet sfidave të CONMEBOL, La Liga komunikon se do të mbështetë vendimin e klubeve spanjolle për të mos lejuar lojtarët e saj për grumbullimet e CONMEBOL.

LaLiga do të ndërmarrë rrugë ligjore ndaj këtij vendimi që paragjykon integritetin e kompeticionit duke mos lejuar gatishmërinë e lojtarëve për këto grumbullime”, shkruhet ndër të tjera në deklaratën e LaLiga-s.