Vetem nje vit ekzistence por “Basania FC” eshte shnderruar shume shpejt ne nje epiqender te levizjeve te rendesishme dhe fakti qe ditet e fundit ka marre ne rradhet e saj disa figura te njohura te futbollit, e verteton me se miri kete gje.

Projekti i presidentit Ermir Shimaj duket shume ambicioz dhe prej tij, jane bere tashme pjese e “Basania FC” edhe emra te tille si Safet Osja, Gilman Lika etj.

Nderkohe diten e sotme, ka qene vete ky klub qe ka zyrtarizuar stafin e Akademise per sezonin 2021-2022, staf ky ne fakt i denje per nje klub Superlige. Ja çfare shkruhet ne faqen e “Basanias” per kete çeshtje:

“Përshëndetje miq!

Kemi kënaqësinë tju prezantojmë të plotë stafin e Akademisë së “Basania Football Club” për sezonin e ri futbollistik 2021-2022.

Ditmar Jubica Drejtor i përgjthshëm

Safet Osja Drejtor sportiv

Ersi Çaku Trainer i ekipit U19

Donaldo Lari Trainer i ekipit U17

Gilman Lika Trainer i ekipit U15

Ardit Gjelaj Trainer i ekipit U13

Ridvan Lini Trainer i ekipit U11

Mario Kola & Gjon Ndreka Trainerë të ekipit U9

Redis Shahmani Trainer i kondicionit fizik

Besmir Muçejani Trainer i portierave.

Rikujtojmë!!!

Ekipet U17 dhe U19 do të garojnë në kategorinë e parë.

Ekipi U15 do të garojë n’mes më të mirëve në kategorinë superiore.

Ekipet U13,U11,U9 do të jenë pjesëmarrës në Ligën Rajonale zona Shkodër.

Ju falenderojmë të gjithve ju ndjekësit e faqes dhe mbështetësit e Basania FC dhe njëkohësisht të gjithë bashkë i urojmë stafit sezon të mbarë dhe shumë suksese”.