HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETeuta "shkatërron" Kastriotin. Shënon edhe shkodrani Uendi Vecaj (VIDEO)

Teuta “shkatërron” Kastriotin. Shënon edhe shkodrani Uendi Vecaj (VIDEO)

Katër gola ka shënuar Teuta ndaj Kastriotit, duke marrë për momentin vendin e dytë. Skuadra durrsak vazhdon me paraqitjet e saj të mira dhe tashmë pretendimet e saj janë rritur.

Kanë shënuar Kallaku, Progni, Latif dhe Vecaj për Teutën, ndërsa krutanët kanë zhvilluar një ndeshje të dobët, duke mos shënuar as golin e nderit. Duhet theksuar se ka pasur sharje në kor nga tifozëria krutane në këtë ndeshje.

Per t’u permendur eshte goli i shenuar nga mesfushori shkodran Uendi Vecaj qe eshte i pari per te me fanellen e Teutes.

Mesfushori 21 vjeçar qe ka ardhur i huazuar nga Dinamo e Zagrebit, ende nuk ka gjetur hapesirat e duhura tek skuadra durrsake megjithate goli i sotem mund ta ndihmoje ate per vazhdimesine.

E majta e tij eshte shume interesante dhe kete gje e tregoi ndaj Kastriotit por gjithsesi eshte shume pak per te nxjerre ne pah vlerat e verteta te ketij lojtari.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments