Teuta – Vllaznia do të jetë një nga supersfidat e sotme në Kategorinë Superiore (16.00). Në Durrës, arbitër do të jetë Enea Jorgji.
FSHF ka vendosur t’i besoi arbitrit të njohur (ka stemën e FIFA) këtë supersfidë. Jorgji është një nga më të mirët në Shqipëri, teksa sot do gjykojë një duel tejet të nxehtë.
36 vjeçari ka qënë “bilbil” në ndeshje të tjera të elitës në këtë sezon. Rivaliteti mes të dy skuadrave është i madh, me Jorgjin që e pret një punë e madhe nesër.
Vllaznia dhe Teuta janë në garë për titullin kampion, me këtë 90 minutësh që nuk është vendimtar, por është shumë i rëndësishëm në rrugëtimin e ekipeve.
Shkodranët janë në vendin e parë me 41 pikë, ndërsa durrsakët janë në vendi ne 3-të, me 4 pikë më pak./newsport/