Futbollisti me origjine shkodrane Elmando Gjini ka arritur të tundë rrjetën në sfidën mes 19- vjeçarëve të Genoas dhe Romës.

Mbrojtësi kuqezi rezultoi vendimtar me golin e shënuar në minutën e 66’, pasi barazoi dhe i dha një pikë të vyer në shtëpi Genoas në ndeshjen e përfunduar 1-1.

Klubi i 19- vjeçarit shkodran po lufton për mbijetesë, ndërsa Roma mban vendin e parë. Kjo ndalesë është e papritur për verdhekuqtë që vinin nga një humbje e hidhur me Napolin në shtëpi. Roma e sheh tashmë të rrezikuar kreun pasi Interi ndodhet vetëm tre pikë larg.

Elmando Gjini ka lindur ne Suedi dhe eshte rritur atje, por nderkohe prej disa sezonesh eshte sportuar ne Itali ku fillimisht ka qene pjese e Bolonjes ndersa prej nje viti eshte bashkuar me ekipin e Genoas me te cilen ka firmosur edhe nje kontrate profesioniste.