Sulmi i Vllaznisë duket se ende nuk po arrin që të gjejë shkëlqimin e javëve të shkuara. Prej disa kohësh, goli është shndërruar në problem për kuqeblutë, sidomos kur bëhet fjalë për lojtarët e repartit të avancuar.

Sulmuesi kryesor, Dilaver, ka 10 javë pa shënuar, gjë që ka ndikimin e vet te Vllaznia. Po ashtu edhe sulmuesi tjetër, autori i 8 golave, Ardit Hoxhaj, ka tri ndeshje pa gjetur rrugën e rrjetës. Fakt shqetësues ky për skuadrën që po kryeson.

Ndërsa ajo që bie në sy është se braziliani Da Silva nuk po gjen hapësirën e duhur nga ana e teknikut Brdariç. Madje, ai nuk po aktivizohet as si zëvendësues në formacionin kuqeblu.

Edhe ne ndeshjen e neserme ndaj Apolonise, ne maje te sulmit pritet te jete serish Dilaver. Vete trajneri Brdariç u shpreh sot se neser sulmuesit kane mundesi te zhbllokohen.