Neser do te luhen ndeshjet e javes se katert dhe ne Kamez do te luhet nje ndeshje interesante, pikerisht ajo ne mes dy prej ekipeve me te vjetra te ketij futbolli, kampionia dhe nenkampionia e pare e Shqiperise, Tirana AS dhe Juban Danja.

Ne fakt ky takim do te kete nje risi sepse ekipi shkodran per here te pare pas plot 15 vitesh nga krijimi i tij do te kete perbri emrit te tij edhe nje tjeter.

Siç kemi bere ditur, pak dite me pare dy shoqatat sportive, “Juban Danja” dhe “KF Murlani” kane bere nje marreveshje bashkepunimi sipas te ciles tani e tutje ekipi i femrave do te perfaqesohet ne kampionat me te dy emrat, “Juban Danja- Murlani”.

Aprovimi per kete eshte marre edhe nga FSHF dhe per kete arsye, neser ne Kamez do te luhet ndeshja ne mes ekipeve Tirana AS- Juban Danja/ Murlani.

Bashke me ekipin neser pritet te udhetoje perveç presidentit Ferdinand Jaku, edhe presidenti tjeter Perparim Rraboshta dhe nuk perjashtohet mundesia qe te kete edhe nje premio per ekipin ne rast fitoreje.

Siç eshte bere ditur, skuadra ka patur probleme kete fillim-sezoni sepse i jane larguar disa lojtare cilesore, megjithate po pritet hapja e merkatos per marrjen e te tjera lojtareve cilesore.