Juventus është duke menduar për të përforcuar grupin në mesfushë. Drejtuesit bardhezinj nuk janë të kënaqur me përformancën e repartit qëndror, ndaj po shohin në merkato për emra të rinj.
Sipas prestigjozes “The Sun”, është Paul Pogba i përzgjedhuri i Juventus, me francezin që do e dëshironte një rikthim në Torino.
Raportimet e fundit flasin për një ofertë konkrete, me United që ka në tavolinë 65 milion euro + kartonin e Adrien Rabiot.
Dëmtimet e fundit të Paul Pogba nuk e kanë zbehur dëshirën e juventinëve për një rikthim të mundshëm, me lojtarin kampion bote që e ka treguar shpeshherë dashurinë për klubin.
Nga ana tjetër, minutat e pakta dhe forma jo e mirë mund ta detyrojnë francezin tjetër Rabiot që të pranojë ofertën, duke dashur kështu një ftesë nga Kombëtarja për EURO 2020. /newsport/