Statistika mbreslënëse ka Armando Broja te Chelsea në këtë sezon. Jo pak, por 15 gola ka shënuar në 22 takimet e zhvilluara deri tani me ekipin londinez. Kjo nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave, tifozëve, por edhe të vetë klubit.

Së fundmi një shkrim që zë vend te media prestigjoze “The Sun” tregon shumë për të ardhmen e Brojës. Para ndeshjes me Notingham Forest në Kupë pritej që Lampard t’i besonte më tepër të rinjëve, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Gjithsesi duke parë gjendjen e ekipit ishte e parashikueshme pasi edhe tifozët nuk duan më asnjë hap të gabuar. Luksi për të zgjedhur futbollistë nga akademia është i pakët, por Armando Broja po e fiton vëmendjen.

“Broja ndoshta nuk do të jetë sot(dje) në skuadër me Frenk Lampard për Kupë, por ai ka një të ardhme të madhe. Lojtari i Shqipërisë me U-19 ka shënuar 9 gola në 9 ndeshje për këtë sezon dhe po tregon të gjitha shenjat e bërjes së një talenti të lartë. Ai absolutisht që po vjen dhe kërkon njoftim”, shkruhet në artikull për sulmuesin që ka luajtur në të gjitha grupmoshat. /Sport Ekspres/