Pas David Markut, Kujtim Alcanit dhe Françesk Tomes, Veleçiku ka marre edhe dy futbolliste te tjere lezhjane. Behet fjale per dy futbolliste qe vijne nga Akademia e Shenkollit, ku dhe ka punuar trajneri aktual i tyre Dritan Smajli.

Lojtaret e ofruar se fundmi jane Flavio Zefi dhe Xhuliano Kaceli. Edhe te dy keta futbolliste trajneri i njeh mire dhe ua di vlerat, prandaj dhe ka kerkuar qe t’i kete tek Veleçiku ne sezonin e ri.

Gjithsesi, duhet pritur java e ardhshme për të mësuar të rejat nga kampi koplikas. Prej ditësh në fushën sportive të Koplikut shumë futbolliste vendës kanë nisur stërvitjet individuale.

Nderkohe ekipi do te zbrese i teri ne fushe me 15 gusht. Per stafin teknik periudha 6 javore deri me 1 tetor kur nis kampionati i kategorise se dyte, eshte mese i mjaftueshem per te zhvilluar nje stervitje cilesore dhe per t’u bere gati per garen qe mendohet te jete shume e forte.

Jane disa ekipe qe po perforcohen dhe kjo e ben kampionatin shume interesant. Per kete arsye, Veleçiku ne vijim do te forcohet me te tjere futbolliste teksa syte jane hedhur nga Vllaznia per te marre prej saj disa lojtare ne forme huazimi./SHKODRA-SPORT.COM/