Momente jo te mira per Terbunin e Pukes. Pas humbjes 0-3 ne transferte ndaj Turbines javen e kaluar, sot eshte mundur edhe ne shtepi me rezultatin 1-0 nga Besa e Kavajes ne takimin e luajtur ne stadiumin “Ismail Xhemali”.

Pavaresisht perpjekjeve te futbollisteve pukjane per te shenuar, ata nuk ia kane dale dot, ndonese rastet nuk u kane munguar. Nderkohe ne pjesen e dyte, pikerisht ne minuten e 74-te miqte do te shenonin golin e vetem te ndeshjes.

Do te ishte futbollisti Bali i cili i futur ne loje ne kete pjese, do te shenonte ne porten e Vates dhe kaq ka mjaftuar qe kavajasit te marrin nje trepikesh me shume vlere ne Puke ndaj nje ekipi si Terbuni.

Terbuni edhe pas javes se 9-te te kampionatit mbetet ne kuoten e 12 pikeve duke u kaluar tashme ne renditje edhe nga Besa dhe Luzi. Situata e krijuar se fundi te kjo skuader, ka krijuar nje pakenaqesi te madhe tek tifozet e saj qe nuk mund t’i pranojne rezultate te tilla.

Tërbuni 0-1 Besa (Bali 74′)

TËRBUNI: Vata, Ruqi, Metani, Peqini, Xhabrahimi, Hysa, Hoxhaj, Tafili, Saliaj, Krasniqi, Baholli. Trajner: Alert Alcani. U aktivizuan edhe Mezini, Filipi dhe Mbaba

BESA: Dabjani, Perja, Reci, Osma, Hoxha, Sulovari, Daka, Raza, Ntephe, Nurja, Ramilli. Trajner: Gugash Magani