Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me sportistët në Kryeministri, ku u prezantua edhe mjedisi i ri stërvitor për peshëngritësit dhe mundësit si dhe Parku Olimpik i Tiranës.Keshtu raporton ATSH ne nje lajm te dites se sotme.“Dyert e kësaj godine u hapën sot për kampionë të mëdhenj, për talente që do të jenë kampionë në të ardhmen, dhe për të gjithë ata që në rolin e drejtuesve të Federatave, në rolin e mësuesve të tyre, të prindërve, janë këtu sot bashkë me ne drejtuesit e sotëm të këtij vendi që kemi vendosur ta bëjmë sportin një nga instrumentat e rëndësishëm të rilindjes së vendit dhe ripërtëritjes së shoqërisë. Për talentet në sport, art dhe fusha të tjera, jo rrallë i kemi bërë vetes pyetjen, po të ishte ndonjë vend tjetër në çfarë majash do të ishte ky apo ajo dhe si do të drejtohej. Dhe fatkeqësisht përgjigjen e kemi marrë në raste të hidhura për ne kur talente të këtij barku kanë qenë të detyruar të shkëputen dhe të shkojnë larg, të marrin pasaporta të tjera, të veshin uniforma të tjera dhe të ngrejnë flamuj të tjerë për tu vlerësuar”, tha kreu i qeverisë. “Erkandi, Danieli dhe Luiza kanë dhënë përgjigje që për ne është tingëlluar si shkundje e fortë që pavarësisht kushteve, hendekut të madh në vlerësim dhe trajtim, kanë arritur në majat, ku tani është detyra jonë që t’i mbajmë dhe të ngjisim të tjerë aty, pa i bërë majat të paarritshme për talentet tona për shkak të papërgjëgjshmërisë dhe banalitetit të poltikës dhe qeverisë tone”, tha Rama.
Jemi dakord, u shpreh Kryeministri, “që nuk është e lehtë të ëndërrosh kaq lart majat, sado sportist i mirë të jesh, pa pasur kushte. Nga realizimi i ëndrrave të sportistëve, për të shkuar tek rezultatet është në mes një det i madh sakrificash. Më kujtohet kur kampionët u vendosën përpara kësaj godine që dikush t’i dëgjonte, t’i shtrinte dorën për solidaritet, por edhe për atë që është shkruar në ligjin e sportit, pa të cilin nuk do të kishte pasur askund të reja dhe të rinj që do mund t’i materializonin ëndrrat në sport në rezultate të papërshkueshme”, tha Kryeminstri.
Kryeministri Edi Rama gjate takimit me sportistetJam modestisht krenar, vijoi Rama “që sot kampionëve tanë nuk u është dashur të rreshtohen para Kryeminstrisë për t’i përdour medaljet e arritura me sakrifica, për një ëndërr që në Shqipëri duket një çmeduri, si një pankartë që thotë jemi dhe ne gjallë mos na harroni. Dhe sot janë këtu në vendin e nderit, si zot të kësaj godine, ku zyrat janë tonat, por pushteti në sport është i tyre, që nëpërmjet sportit i japin kësaj shoqërie mesazhin fantastik se asgjëje nuk mund t’i vësh kufi”.
“Medaljet e këtyre sportistëve janë një mesazh për të gjithë shoqërinë për të mos iu dorëzuar varfërisë në aspirata dhe nuk ka gjë më të keqe për një popull sesa varfëria në aspirata. Këta kampionë i duhen këtij populli për të treguar se kush nuk i dorëzohet varfërisë së aspiratave është i destinuar të fitojë mbi varfërinë ekonomike, margjinalizimin dhe mbi çdo vështirësi që jeta ia nxjerr padrejtëisht përpara”, tha Rama.
Në ceremoninë ku merrte pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, deputeti socialist Fidel Ylli, kampionët në peshëngritje, Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli dhe kampionia në atletikë Luiza Gega dhe figura të tjera të rëndësishme të politikës e sportit, iu shpërndanë dhurata simbolike tre sportistëve.Ka marre pjese edhe e gjithe kombetarja shqiptare e peshengritjes, ne rradhet e se ciles eshte grumbulluar se fundi edhe shtangisti me shume perspektive i Vllaznise, 17 vjeçari Emanuel Lushi.
Gjithashtu Kryeminstri u dha tre sportistëve projektin e Parkut Olimpik të Tiranës, duke u shprehur se, “nëse projekti nuk do të realizohet, ata kanë të drejtë të vijnë para Kryeminstrisëdh të thonë që ku e kemi projektin që na dhatë. Shpresoj që vitin e ardhshëm të jemi bashkë për inaugurimin e këtij projekti”, tha Rama. Kryeminisitri u shpreh se “bëhet fjalë për një projekt strategjik në sport që nuk përfshin vetëm palestrën e re të peshëngritjes dhe mundjes edhe pse palestra e re e peshëngritjes dhe mundjes është hapi i parë. Më në fund do të keni dushe, dhoma zhveshjeje personale”.
Përveç palestrës, tha Rama, “do të jetë një kompleks i plotë ku do të strehojmë edhe federatat. Me në fund pas lënies në hijen e stadiumit “Qemal Stafa”, do të bëhet edhe akomodimi i Federatave të shumësportëshit. Po ashtu do të kemi dhe admistratën sportive, do t’i japim hapësirë Komitetit Antidoping Shqiptar dhe do të bëjmë të mundur që brenda një hapësire të përmblidhet e gjithë struktura që ka të bëjë me shumësportëshin. Do të kemi një sipërfaqe prej 13 mijë metra/katror që do të bëjë të mundur që të mos kem konflikte me mikun tim Rauf Dimraj. Më pas duke kalur tek ngrehina lojërave me dorë që do të jetë një ngrehinë e re, aty ku kemi trashëguar disa kolona betoni që i kanë gërryer vitet. Kjo ngrehinë do të ketë një kapacitet pej 1400 sportdashësish”.
Gjithashtu Kryeministri Rama foli edhe për stadiumin e ri, për të cilin u shpreh se do të jetë një stadium modern.
ATSH