Uruguaji është eliminuar nga Kupa e Botës, megjithëse fitoi ndeshjen e fundit 2-0 kundër Ganës.

Koreja e Jugut shënoi në minutat e fundit të takimit golin e fitores, çka e dërgoi automatikisht në raundin e 1/16-ve. Një lajm i tillë erdhi si tronditje për uruguajanët, të cilëve u nevojitej edhe një gol për të kaluar më tej.

Luis Suarez ka tërhequr vëmendjen e kameramanëve për shkak të reagiit tejet emocional që pati pas golit të Koresë së Jugut. Ish-sulmuesi i Barcelonës e mësoi rezultatin kur po luhej minuta e 85 e takimit dhe që atëherë nuk i ka ndalur lotët në pankinë.

15 minutat e fundit kanë sjellë lot në sytë e Suarezit, që e mbyllë në këtë mënyrë Kupën e Botës. Me shumë ngjasa ky Botëror ishte dhe i fundit në karrierë për të.

https://twitter.com/itvfootball/status/1598727339168276480?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1598727339168276480%7Ctwgr%5E4cf8e474c44e5d2d736d3140607a68437e5cd504%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsportekspres.com%2Fvideo-15-minuta-ne-lot-per-suarezin-sulmuesi-e-mbyll-me-kupen-e-botes-duke-qare-reagimi-emocional-pas-golit-te-korese-se-jugut%2F