Vllaznia i është kthyer të martën përgatitjeve në Shkodër për sezonin e ri. Tashmë, trajneri Mirel Josa ka nisur punën për të përgatitur një formacion, i cili të jetë menjëherë konkurrues që në javët e para të Superiores.

Ndërkohë në anën tjetër, Ante Aralica është shqetësimi i vetëm i Vllaznisë për sa u përket dëmtimeve. Kroati ka pësuar një dëmtim në kavilje që po e mban larg skuadrës prej ditësh dhe është detyruar të udhëtojë drejt Bullgarisë për rikuperim.

Nga ajo që bëhet e ditur, ai pritet të mos luajë ndaj Erzenit, por ndoshta do të jetë tërësisht gati për betejën e dytë në Superiore ndaj Kukësit. E rendesishme ne fakt eshte qe mungesa e tij te mos ndihet dhe tashme mbetet per t’u pare se kush do te preferohet nga Josa ne maje te sulmit, Kaina apo Vulaj.

Per repartet e tjera duket se nuk ka dilema nga ane e stafit teknik dhe padyshim qe objektivi i Vllaznise do te jete nisja e mbare e kampionatit me nje trepikesh qe do ta ndihmoje ate per vazhdimesine.
Maringlen ZHIVANI