Pasditen e sotme ka qene planifikuar per t’u zhvilluar ne fushen sportive “Reshit Rusi” ndeshja miqesore ne mes ekipeve Vllaznia U21 dhe Terbuni, por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu. Kjo per shkak te faktit qe ajo eshte anulluar.

Duket se kane qene drejtuesit e ekipit pukjan te cilet kane njoftuar se nuk mund te vijne per ta luajtur kete ndeshje dhe si rrjedhoje 21 vjeçaret kuqeblu kane vijuar me procesin stervitor te zakonshem.

Trajneri Plori ne fakt e ka deshiruar nje miqesore te tille per te pare nga afer gjendjen e ekipit, por tashme nuk i mbetet gje tjeter veçse te mendoje per ndonje tjeter qe mund ta zhvilloje ne ditet e ardhshme.

Vllaznia U21 ka nisur nje projekt ndryshe kohet e fundit teksa ka ndryshuar menyra e funksionimit te ketij ekipi, puna qe behet me te dhe shume gjera te tjera dhe kjo pritet t’i jape frutet e saj shume shpejt.

Elvis Plori ka premtuar qe brenda nje harku kohor te shkurter te nxjerre lojtare cilesore per ekipin e pare dhe tashme nuk na mbetet gje tjeter por ta shohim kete ekip ne fushen e lojes per te pare edhe diferencen e tij ne krahasim me vitet e kaluara./SHKODRA-SPORT.COM/