I ka mjaftuar nje vit ne Burrel dhe mesfushori Samet Hepaj eshte rikthyer serish te Beselidhja. Lojtari shkodran mesohet te kete firmosur nje kontrate te re me skuadren lezhjane dhe do te jete pjese e saj per sezonin e ri futbollistik.

Vlerat e ketij lojtari njihen mire nga tifozet e Beselidhjes por edhe drejtuesit e klubit dhe si rrjedhoje nuk ka qene shume e veshtire per te arritur akordin dhe per te rene dakord qe te luaje serish per ta.

Hepaj eshte nje mesfushor i talentuar, me shume vizion loje dhe kuptohet qe do t’i beje pune skuadres se drejtuar nga Alban Bruka. Kujtojme qe bashke me Hepajn eshte rikthyer tek Beselidhja edhe mbrojtesi shtatelarte shkodran Klejdi Dibra.

Me keto dy perforcime kuptohet qe lezhjanet tashme jane me te forte dhe do te luftojne fort per te qene ne mes ekipeve me te mira te kampionatit ne nje gare qe pritet te jete shume e veshtire ngaqe ne sezonin e ri pjesmarres ne kategorine e pare do jene shume skuadra me emer.

Por Beselidhja tashme e ka krijuar edhe ajo profilin e saj ne kete kategori, madje duke qene per disa vite me rradhe ne mes pretendenteve dhe te njejten gje do te synoje edhe ne kampionatin qe do te nise ne shtator./SHKODRA-SPORT.COM/