Tirana dhe Riçard Danso kanë ndarë zyrtarisht rrugët. Sulmuesi dhe klubi bardheblu kanë ndërprerë në mënyrë konsensuale kontratën e tyre.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi kryeqytetas me anë të një njoftimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” duke njoftuar “divorcin” me sulmuesin 21-vjeçar.
Ditën e djeshme u publikua lajmi se ganezi për shkak të sjelljes jokorrekte duke thyer rregullat në klub, ishte dënuar nga Tirana duke e dërguar për tu stërvitur te U-21.
NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË TIRANËS –
“Klubi i Futbollit Tirana njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Richard Danso. Sulmuesi i cili iu bashkua ekipit në Tetor të vitit 2020 ka pranuar ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit.