Një jetë me Vllazninë. Natyrisht, kohërat kanë ndryshuar dhe për këtë është i vetëdijshëm Fatmir Lugji. Në një intervistë për ”RTSH SPORT”, ish futbollisti Lugji analizon situatën aktuale.

Jo vetëm kaq, pasi ai bën thirrje Bashkisë që të ”dorëzojë” klubin në duar të sigurta.  Nuk mund të mungonte edhe një këshillë për lojtarët, ku ata duhet të japin maksimimumin për fanellën që mbajnë veshur.

”Vllaznia ka 8 vjet që noton në ujëra të turbullta, por për momentin aktual është në buzë të greminës. Përgatitja fizike e taktike vazhdon të ektë problemet e fillimit tëq kampionatit. Dedja po bën maksimimumin që të mos humbasë, edhe barazimet nuk e shpëtojnë.

Situata duhet vlerësuar më tepër nga lojtarët  dhe stafi administrativ. Kupa është ezauruar për Vllazninë. Me Tiranën do e ketë shumë të vështirë. Arsyeja ka të bëjë me faktin e humbjes së tyre, të stresit, kjo bën që të dominojë Tirana. Do t’i rekomandoja Vllazninë që të jepnin maksimimun për fanellën e rëndë të Vllaznisë. Mos të abuzojnë me regjimin ditor. 

Stafi administrativ të krijojë kushte optimale për skuadrën. Çdo aktor I treëtë, si media, t’a lejë të qetë Vllazninë. Ka nevojë për President dhe bord drejtues. Vllaznia duhet të largohet nga Bashkia. Menaxhimi është i dobët dhe ka korrupsion. Shumë e vështirë që Xhaferri të kërkojë të blejë 51% të aksioneve të Vllaznisë” – shton Lugji./newsport/