Albert Braut Tjaaland, i cili luan si sulmues njësoj si kushëriri i tij, Erling Braut Haaland, sapo ka ndryshuar klub.

16 vjeçari vendosi të largohej nga FK Bryne dhe t’i bashkohej skuadrës së Moldes në norvegji. Një transferim identik me atë të Erling Braut Haaland në shkurt 2017.

“ Zgjodha Molden, pas ishin shumë të interesuar për mua dhe kishin plane shumë të mëdha. Mezi pres të vazhdoj me Molden. Një skuadër shumë e mirë për t’u rritur si lojtar” tha Tjaaland.