Tirana dhe Teuta morën humbje të pastër në Ballsh dhe Laç nga ekipet vendase. Lidhur me këto humbje ka folur edhe trajneri kombëtares U-19, Nevil Dede që ka skanuar durrsakët dhe bardheblutë. Dede shprehet se diçka nuk shkon në skuadër për mënyrën sesi pësohen golat, por edhe deklaratën e Memës në fund të ndeshjes.

“Ballshi është një skuadër konstante, por mënyra sesi pëson gol Tirana dhe Teuta ndaj Laçit dhe Bylisit tregon se diçka nuk shkon mirë me keto ekipe. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodh duke parë lojtarët me eksperiencë që kanë në dispozicion dhe grupin që kanë krijuar.

Të jemi të sinqert Teuta është aty akoma, një pika pas kryesuesit. Mendoj se skema me dy sulmues nuk funksionin siç duhet, këtë gjë e di më mirë Shkëmbi, por në ndeshjen e djeshme të dy lojtarët nuk u shërbyen shumë. Ndryshe nga Laçi me Nuabueze që është lojtari kryesor dhe po merr Laçin përdore”.

Golat e pësuar nga Tirana? “Të mendosh që janë 4 lojtarë te momenti I pësimit te goli të parë ndaj Bylisit, por çdo lojtarë mban përgjegjësi për pozicion e tij. Gabimi i Bathës është kolektiv, pasi në momentin fillestar një lojtar mban topin, por dy lojtarë çfarë pozicioni mbajnë? Duhet të hapen për të kërkuar topin duke parë që Batha është në vështirësi.

Deklarata e Memës? Në momentin që një trajner jep një deklaratë të tillë është e rëndë. Klubi duhet të jap një përgjigje për këtë situatë, klubi duhet t’I jap lekët trajnerit dhe ta largojë pasi nuk ka sens që një trajner të shkarkojë veten”./newsport/