I lumtur ashtu si çdo shkodran tjeter, Alban Xhaferi ndjehet i kenaqur qe investimi i bere edhe prej tij, nuk ka shkuar kot.
Por nga ana tjeter, sponsori i Vllaznise i ka bere thirrje pjeses se sigurise por edhe tifozeve te zjarrte shkodrane per te shmangur ato veprimet shkaterruese te nje grupi shume te vogel njerezish, te cilet kane kryer veprime te papranueshme nga UEFA.
Xhaferi permes nje postimi ne rrjetet sociale njekohesisht u ka dhene meritat te gjitheve per suksesin e arritur, kalimin ne turin e dyte te “Conference League”.
Zoti asht i madh, i drejte shikon dhe gjykon. Dy ditë përpara t’gjithë morën atë që i takon, lojtarët shpërblimin e mundit dhe djersës së tyne, një qytet i tërë gEzimin e munguar prej ma shumë se një dekade dhe komplet stafi konfirmimin e vazhdimisisë në rrugën e suksesit.
Kur t’gjith bajne atë që duhet sigurisht meritojne plotësisht t’marrin përgzime dhe hakun që i takon
Me mirekuptimin tuaj, të gjithë tifozave t’mrekullueshëm shkodran, gjithashtu dhe pjeses se sigurise, ju lutem sa ma shumë vigjilencë për t”shmang ato veprime shkaterruese të një grupi shumë të vogël njerëzish, të cilat janë të papranueshme për UEFA-n dhe projektin tonë për një Vllazni t’përhershme n’kompeticionet Evropiane”- shkruan ai./SHKODRA-SPORT.COM/