Java qe u mbyll dje ka rezultuar e suksesshme per ekipet e KF Shkodra qe marrin pjese ne kampionatet kombetare te kategorise se pare sipas grupmoshave perkatese.

Keshtu ekipi U13 ka fituar me rezultatin 5-1 ndaj Beses. Protagoniste te ketij suksesi kane qene te gjithe futbollistet, nderkohe qe golat mbajne per autore Prendin qe ka shenuar 4 here si dhe Osja e Livalli.

Nderkohe ekipi U14 i KF Shkodra ka barazuar ne transferte ndaj ekipit AP Triumph me gola te shenuar nga futbollistet Sukaj dhe Vajushi.

Nga ana tjeter, ekipi U17 i drejtuar nga trajneri Semir Gokaj ka fituar me rezultatin 5-2 ndaj Beses. Autore te golave per ekipin shkodran ne kete ndeshje ishin futbollistet S. Prendi, Volumi (2), Ymeraj dhe Gjylbegaj.

Me fitore e ka mbyllur kete jave edhe ekipi U19 i drejtuar nga trajneri Ersi Çaku qe ka fituar me rezultatin 3-0 po ndaj Beses se Kavajes. Dy prej golave mbajne “firmen” e futbollistit Pjetracaj ndersa tjetri eshte shenuar nga Curraj./SHKODRA-SPORT.COM/