Pas mungesës së sigurt të Liridon Latifit, “Panorama Sport” mëson se për ndeshjen me Tiranën, te Vllaznia janë dy lojtarë në dyshim.

Bëhet fjalë për Ardit Hoxhajn dhe Esin Hakajn.

I pari është me temperaturë dhe la stërvitjen në mes, ndërsa i dyti ka dhimbje në thembër dhe, me shumë mundësi, humbet sfidën me Tiranën.

Nga ana tjetër, Vllaznia ka mbyllur pa ndonjë surprizë të momenteve të fundit merkaton.

Pavarësisht se u pa shumë për një sulmues, madje për javë të tëra stafi teknik dhe ai drejtues menduan që të mbyllnin merkaton me afrimet e Malajt – një lojtar me shumë vlera – si dhe dyshe së ardhur nga akademia e saj, Delaj e Spahija.

Një gjë të tillë e konfirmon edhe vetë drejtori sportiv i KF Vllaznia, Auron Miloti. Sipas tij, me firmosjen e Esat Malës, si dhe të dy të rinjve nga Akademia Vllaznia, Flori Spahija dhe Antonio Delaj, Vllaznia e ka mbyllur merkaton e verës.