Pavaresisht zerave qe kane qarkulluar ne media per mosprishjen ende te kontrates me Mirel Joses, tek Vllaznia vendimi eshte marre dhe nuk ka kthim pas. Qe do te thote se tekniku i njohur nuk do te jete me ne krye te skuadres shkodrane.

Nga ana tjeter, gazeta “Shkodra Sport” meson se jane saktesuar edhe pozicionet e dyshes Miloti- Sinani, per te cilen u be e ditur ne komunikaten zyrtare se do ta drejtojne Vllaznine deri ne fund te sezonit.

Keshtu, gazeta “Shkodra Sport” ka mesuar nga burime prane klubit shkodran se trajner i pare i Vllaznise tani e tutje do te jete Auron Miloti, nderkohe qe vendin e tij, ate te drejtorit sportiv do ta marre Vioresin Sinani.

Kjo do te thote se tashme pasuesi i Joses ne pankine do te jete Auron Miloti i cili ne fakt e ka edhe licensen e duhur per ta bere kete gje, por kuptohet duke patur edhe mbeshtetjen e Sinanit i cili kalon ne nje pozicion tjeter,

Mbetet per t’u pare se çfare do te ndryshoje tani te skuadra dhe kuptohet qe pritshmerite jane per rezultatet e saj. Vllaznia ka pese jave qe nuk fiton ne kampionat dhe kjo i ka vene ne dyshim objektivat e saj dhe tashme shpresat jane per nje ndryshim te situates./SHKODRA-SPORT.COM/