Erdhi veren e kaluar me buje tek Vllaznia dhe shpresat ishin qe te kishim te benim me nje perforcim te rendesishem ne mbrojtje, por nuk ndodhi keshtu. Maqedonasi Aleksandar Ristevski u soll ne Shkoder nga vete trajneri Mirsad Jonuz, por u largua ne janar te ketij viti sepse nuk dha ate qe pritej.

Nderkohe nga sot, mbrojtesi mesohet se ka gjetur nje ekip te ri teksa ka firmosur dhe eshte prezantuar tek Struga Trim Lum, ekip ky i kategorise se pare ne Maqedonine e Veriut.

Ne fakt, ky eshte treguesi me i mire i gjendjes se ketij lojtari qe nuk ka arritur te gjeje strehe ne Superligen e vendit te tij por vetem nje kategori me poshte.

E njejta gje ndodhi edhe me sulmuesin Simeon Hristov i cili edhe ai firmosi ne ligen e pare maqedonase. Jane dy shembuj per te treguar se deshtimi i ketyre lojtareve tek Vllaznia nuk ka qene i rastesishem per ta.
www.shkodrasport.com