Kreshnik Cjapi dha një penallti dhe një karton të kuq në pjesën e parë, duke e bërë mjaft intensive ndeshjen.

30′ Matondo prek topin me dorë në zonë. Cjapi merr kohë për t’u këshilluar me VAR-in dhe më pas zgjedh ta shikojë vetë në monitor.

Pas 3 minutash akordon të verdhin e dytë për Matondon dhe e përjashton, teksa akordon penallti për Dinamon. Nga pamjet e servirura, dallohet qartë se ka një prekje me dorë të kongolezit dhe kryesori Cjapi ka vepruar drejt me vendimin e tij.

Kishte pretendime se sfera ka prekur fillimisht gjoksin e më pas dorën, por fakti që topi nuk e ndryshon trajektoren dhe dora është e hapur, krijon precedentin e penalltisë. Kartoni i verdhë është gjithashtu i drejtë.

42′ Samake pengon Skukën, që kërkon penallti. Gjyqtari vazhdoi lojën, pamjet tregojnë se ka faull, por jashtë zonës.