Skënderbeu do vizitojë sot Shkodrën për tu ndeshur me Vllazninë në javën e 31-të të kampionatit. Një duel që mund të përcaktojë shumë për korçarët që shpresat për qëndrimin në Superligë i kanë të pakta.

Trajneri Skënder Gega, së bashku me stafin e tij duket se do e tentojë deri në fund mrekullinë për bardhekuqtë. Tropojani duket se ka formatuat edhe formacionin me të cilin do përballet sot me kuqeblutë.

Në portë pritet si zakonisht Rexhepi. Mbrotja me emra si: Frashëri në të djathtë, Zguro majtas dhe Shehi e Sadriu në qendër pritet të përbëjnë repartin e prapavijës. Në mesfushë një rikthim i rëndësishëm duket ai i Randy Dwumfour, që së bashku me Maren dhe Jean pritet të jenë në treshen e mesfushorëve.

Sulmueso kryesor, Alfred Mensah që është edhe golashënuesi më i mirë i ekipit me 8 gola pritet të ketë edhe mbështetjen e Pusit dhe Berishes nga krahët. Ky duket të jetë edhe shansi i fundit për Skënderbeun në kampionat për qëndrimin mes më të mirëve. Sfida do luhet në orën 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi” mes dy skuadrave.
Endri ÇINARI