Para pak ditesh, trajneri shkodran Haris Lika debutoi me fitore ne krye te ekipit te tij te ri, Basania, teksa mposhti Skraparin me rezultatin e thelle 5-2. Tekniku shkodran ka pak dite qe ka filluar kete detyre te re dhe duket se e ka nisur me kemben e mbare.

Ne nje interviste te dhene per “Shkodra Sport”, trajneri i Basanias shprehet i kenaqur qe eshte ne drejtimin e ketij ekipi, pasi sipas tij kjo skuader shume shpejt do te militoje ne kategorite me te larta te futbollit shqiptar. Poashtu, Lika shfaqet i lumtur, sepse shikon nje ekip me nje deshire maksimale per te luajtur futboll, ndersa beson se ne vazhdim do te bejne mire, ashtu sic ndodhi edhe ne ndeshjen e tij te pare ne krye te Basanias.

“Ndeshja e pare me Basanian? Si ndeshje e pare shkoi shume mire. Ne pergjithesi jam i kenaqur, duke marre parasysh qe ka pak dite qe jam ne krye te ekipit dhe pjesen me te madhe te grupit nuk i njihja, por poashtu edhe nivelin e kundershtareve. Me kenaq fitorja padiskutim dhe gjej rastin t’i falenderoj te gjithe futbollistet per kontributin e tyre.

Objektivat me ekipin? Shpresoj te vazhdojme me fitore te tjera dhe te rikuperojme piket e lena ne tete ndeshje kampionat deri me tani. Kemi disa djem qe akoma e kane pasion te madh futbollin dhe bashke me mbeshtetjen e plote nga presidenti Shima, pse mos ta ngjisim kete ekip nje kategori me siper.

Ndjesite ne krye te Basanias? Ndihem mire realisht. Me pelqen te punoj aty ku vleresohem. Megjithate, si me mua, por edhe pa mua, besoj se ky ekip shume shpejt do te militoje ne nje kategori me siper se kjo qe ndodhet aktualisht.

Ndeshja e rradhes? Ndeshja tjeter do te jete me KF Cerma diten e neserme ne Kamez, ku shpresojme te dalim serish me fitore”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Basanias Haris Lika.
Maringlen ZHIVANI