Ndonese luanin me Korabin e vendit te parafundit ne renditje, Vllaznia U21 me shume veshtiresi ia ka dale te fitoje ndaj tij. Goli i vetem i ndeshjes qe i dha tre piket me shume vlere eshte shenuar nga futbollisti Paulo Pjeshka ne minuten e 93-te te ndeshjes.

Gjithçka u duk se do te ishte e lehte ne kete perballje te vlefshme per javen e pare te fazes se trete dhe te fundit te kampionatit te kesaj grupmoshe, e cila u luajt mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” te Shkodres.

Djemte e drejtuar nga trajneri Plori me shume mundesi e kishin menduar te fituar ende pa filluar kete ndeshje dhe kjo beri qe ne fushen e lojes ata te hasnin veshtiresi ne ndertimin e lojes.

Pavaresisht rasteve te krijuara, goli do te vinte vetem ne shtese. Perfundimisht 1-0 per Vllaznia U21 eshte ngjitur ne kuoten e 23 pikeve dhe per 48 ore do te mbaje vendin e pare ne renditje sepse Bylis qe ka aktualisht 21 pike luan te merkuren ndeshjen e rradhes ndaj Apolonise./SHKODRA-SPORT.COM/

VLLAZNIA U21- KORABI U21 1-0

Shenues: Pjeshka ’93

VLLAZNIA U21: Shkoza, Xhilaj, Paloka, Pusi, Spahija, Shimaj, Dulaj, Bizi, Pjeshka, Shpuza, Musaraj. Trajner Elvis Plori. U aktivizuan edhe Troshani, Osmani, Maliqi, Peku e Bushaj.