Lajmet e merkatos janë shumë të zëshme dhe sjellin shumë hipoteza në këtë muaj. Në orët e fundit ka qarkulluar një lajm që ka një mundësi të rikthimit në Superligë të Erald Çinarit. Kjo pasi ka pasur një takim të tijin me drejtorin e Partizanit, Olsi Rama.

Diçka e tillë me të vërtetë ka ndodhur, por takimi ka qenë thjesht rastësor dhe miqësor mes dy njerëzve që kanë bashkëpunuar në të shkuarën.

Një shenjë respekti kjo mes sulmuesit shkodran dhe drejtorit aktual të të kuqve. Ku duket se mëngjërashi ka gjetur rastin të takojë Ramen gjatë periudhës kur ai ka qenë me pushime në Shqipëri.

“Shkodra Sport” mëson se nuk ka pasur një takim të mirëfilltë për një rikthim të tijin tek Partizani, por thjesht një takim mes dy miqsh. Çinari është rikthyer në Turqi tek ekipi i tij Samsunspor.

Akualisht skuadra e ish-futbollistit të Vllaznisë ndodhet në Antalia ku po zhvillon edhe përgatitjet për pjesën e ngelur të edicionit në Ligën e Parë turke.

Kampionati në këtë ligë për Samsunspor do vazhdojë në datën 16 janar dhe Çinari pritet që të vijojë deri në fund të sezonit me bardhekuqtë. Pavarësisht zërave të merkatos që nuk ndalen asnjëherë gjatë kësaj periudhe./SHKODRA-SPORT.COM/