Tek Vllaznia kane vendosur t’i kushtojne vemendjen e duhur elementit te ri. Perpos pranise se tyre herepashere ne stervitje e ndeshje me ekipin e pare, sot bashkepunimi ka zbritur edhe me poshte.
Drejtuesit e Akademise Vllaznia ashtu si dhe vitin e kaluar kane vendosur qe seleksionimet per ekipet U19 dhe U17 t’i bejne me nje grup trajneresh, duke perfshire ketu edhe ata te ekipit te pare.
Per kete arsye, pasditen e sotme Thomas Brdariç dhe i gjithe stafi i tij, Plori, Lekiqi e Tugu, kane qene te pranishem ne seleksionimet e ekipit U19. Kjo behet e ditur nga faqja zyrtare e Akademise Vllaznia teksa mesohet se te gjithe sebashku kane seleksionuar 25 lojtaret qe do te jene pjese e ketij ekipi nga 40 qe ishin te pranishem ne kete seleksionim.
“Pasditen e sotme janë zhvilluar seleksionimet e lojtarëve të ekipit U19 që do të jenë pjesë e tij për sezonin 2021-2022. Në këtë seleksionim përpos gjithë stafit të trajnerëve të Akademisë, kanë marrë pjesë edhe ato të ekipit të parë të Vllaznisë me në krye Thomas Brdariç.
Në “Reshit Rusi” kanë zbritur në fushë në një ndeshje kontrolli plot 40 futbollistë të rinj teksa secili prej tyre është munduar të japë më të mirën dhe në fund, secili prej trajnerëve të pranishëm ka bërë vlerësimin e tij.
Në fund janë përzgjedhur 25 lojtarët që do të formojnë ekipin e sezonit të ri që do të drejtohet nga trajnerët Vioresin Sinani dhe Nefail Zhejani. Ndërkohë ditën e hënë në orën 18.00 do të zhvillohen seleksionimet për ekipin U17 të Akademisë tonë”- shkruhet ne faqen e Akademise Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/