Vete ajo eshte per momentin numri 1 i tenisit per femra ne Shqiperi. Nje sukses qe e ka arritur fale triumfit ne shume aktivitete brenda dhe jashte vendit dhe kjo padyshim qe e ka lumturuar 16 vjeçaren shkodrane Gresi Bajri.

Gjate vitit qe shkoi, ajo ka fituar disa turne te rendesishem, kombetar dhe nderkombetar dhe si rrjedhoje eshte perzgjedhur nga gazeta “Shkodra Sport” si nje nder “10 personazhet me te mire te vitit”.

Nderkohe diten e sotme Gresi ka dhene nje intervisten per gazeten tone teksa ka folur per pasionin e saj te madhe, ne nje rrefim ndryshe me gazetaren Fabiola Caka, interviste qe ne te cilen nder te tjera eshte shprehur:

“Une sigurisht qe jam e lumtur per vleresimin qe me keni bere duke u vleresuar si nje nga 10 personazhet me te mira te Shkodres. Me vjen mire mbi te gjitha qe ne nje ceremoni kaq prestigjioze, iu dha vemendja e duhur edhe sportit te tenisit.

Jam e lumtur per çka kam arritur deri tani dhe sigurisht qe nuk do te ndalem ketu por do te vazhdoj me te njejten deshire dhe entuziasem edhe ne te ardhmen, per ta çuar edhe me lart steken e sukseseve te mia”.

Te plote prononcimin e tenistes Gresi Bajri mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: